Ambasadori amerikan në Serbi, Hill: Tërheqja e ushtrisë dhe arrestimi i Radoiçiçit janë hapa të mirë
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, shprehet se tërheqja e trupave nga kufiri me Kosovën dhe arrestimi i Milan Radoiçiçit ishte një hap i mirë dhe se ky arrestim ishte në interes të Uashingtonit që të gjente një zgjidhje politike për situatën në Kosovë.
“Nuk ka dyshim se ka pasur një tërheqje të një pjese të vogël të trupave dhe se, në këtë kuptim, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Mund të them gjithashtu se kemi konfirmim për uljen e numrit të trupave. Problemi këtu nuk është ushtarak, por në fakt politik”, tha Hill.
Udhëheqësi i sulmeve në veri të Kosovës, Milan Radoiçiç është vënë në pranga nga policia e Serbisë e cila i ka komunikuar dhe masën e ndalimit 48 orë, informon ministria e Brendshme e Serbisë.