Ambiciet personale të Erdoganit prishin procesin e paqes me kurdët

Nga Rani Alaaldin

Sulmi me bombë i së mëkurës ndaj një kolone ushtarake në Ankara ishte i pesti në tokën turke brenda më pak se një viti, duke rritur nivelin e pashembullt të konfliktit të vendit që dikur njihej për rehati krahasuar me fqinjët e trazuar politikisht.

Si shumë shtete të tjera, edhe Turqia e ka të zorshme t’i kapërcejë sfidat e sigurisë që dalin prej luftës së përgjakshme pesëvjeçare nga Siria, që tashmë ka marrë karakter ndërkombëtar. Por Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e Turqisë duhet të kthejë gishtin edhe kah vetja, meqenëse kishte lejuar grupet xhihadiste të hynin në Siri nëpërmjet kufijve turq. Gjithashtu lejoi vendosjen e pranisë së një pjese të tyre për t’u armatosur dhe financuar në fushatën për rrëzimin e regjimit të Assadit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmet e vjetme në Turqi, përfshirë edhe ato që kishin shënjestër të drejtpërdrejtë civilët, është thënë se kanë qenë vepra të grupeve xhihadiste, si «Shteti Islamik». Të tjera grupe xhihadiste që kanë sulmuar së fundi dhe janë nën patronazhin turk, përfshijnë «Ahrar al-Shamin» dhe «Jabhat al-Nusrën», degë e lidhur e «Al-Qaedas» në Siri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sidoqoftë, Qeveria turke tashmë ia ka adresuar fajin për sulmin e kësaj jave grupit kurd të Partisë Punëtore Kurde (PKK), ose degës simotër në Siri, Partisë së Unionit Demokratik (PYD). Të dy grupet rebele kanë mohuar përgjegjësinë për sulmin.

Pas dy vitesh armëpushimi, konflikti ndërmjet Turqisë dhe PKK-së u ringjall vjet, duke çuar drejt shkatërrimit të shumë qytezave e qyteteve në juglindjen turke të dominuar nga kurdët. Por edhe po të merren si të mirëqena pretendimet e qeverisë për sulmet e së mërkurës, rruga e gjetjes së zgjidhjes bëhet edhe më e kthjellët.

Turqia dhe popullsia e saj janë të familjarizuara me PKK-në. Kjo e fundit e ka luftuar gjatë dyzetë viteve të fundit shtetin turk. Tani kërkon integrim të më shumë se 20 milionë kurdëve të shtypur të vendit nëpërmjet dhënies së të drejtave më të mëdha politike dhe kulturore. PKK-ja ka anëtarë dhe përkrahës në mesin e OJQ-ve, mësimdhënësve, sindikatave të punëtorëve, organizatave me rrënjë politike dhe elementeve të tjera të shoqërisë civile.

Këto realitete nuk janë mishëruar në popullsinë turke ose në presidentin e vendit, Recep Tayyip Erdogan, i cili e ka pranuar se PKK-ja nuk mund të mposhtet me forcë ushtarake dhe ka mbështetur negociatat, si dhe arritjen e një marrëveshjeje paqësore jetëgjatë me grupin militant kurd.

Turqia gjithashtu mund t’ia dalë në krye edhe me ngritjen e PYD-it në Siri. Grupi është de fakto qeveri e rajonit kurd të Sirisë në pjesën verilindore dhe duket se e ka ndërmend të vazhdojë të jetë aktiv për një kohë të gjatë, pak a shumë në formën se si kurdët e Irakut ia kanë dalë të fitojnë autonomi politike në njëzetë vitet e fundit.

Turqia tani ka lidhje të fuqishme me kurdët e Irakut, bazuar në interesat e përbashkëta strategjike dhe tregtare, pavarësisht hezitimit fillestar për ta njohur Qeverinë Rajonale Kurde (QRK) në Irak. Turqisë nuk i ka mbetur tjetër çare, por të veprojë njëjtë edhe me kurdët e Sirisë, që kanë nisur shtetndërtimin prej vitit 2012.

Nuk pritet të ndryshojë kjo situatë në terren, veçanërisht në Siri, ku kurdët po mbështeten prej amerikanëve e rusëve, që kanë përshkallëzuar rolin e tyre ushtarak në Siri, dhe mund të sprapsin përparimin eventual turk.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre ndaj PKK-së dhe PYD-it: SHBA-ja tani i pranon dy grupet si partnerë kryesorë në luftën kundër ISIS-it. Kur janë pyetur këtë javë prej Erdoganit që të zgjedhin ndërmjet Turqisë dhe PYD-it, Shtetet e Bashkuara e bënë të qartë se partneriteti i tyre me PYD-in nuk ishte çështje që mund të negociohej.

Perëndimi, veçanërsiht SHBA-ja, duhet të marrë pak përgjegjësi mbi shpatulla për ringjalljen e konfliktit ndërmjet Turqisë dhe PKK-së. Perëndimi ka dështuar të jetë më proaktiv në çështjen e vlerësimit të tensioneve ndërmjet dy aleatëve të tij dhe do të duhej të ndërmjetësonte një proces paqësor nëse do që PKK-ja dhe PYD-i të vazhdojnë të fokusohen kundër ISIS-it.

Erdogan në mendje ka edhe objektiva që do të përkeqësonin tensionet në kurriz të popullsisë turke. Ai nuk është i uritur për paqe në kohën kur po kërkon më shumë kompetenca presidenciale nëpërmjet propozimit për referendum. Shpreson se konflikti me PKK-në do t’ia sjellë votën nacionaliste dhe do t’ia japë përkrahjen e nevojshme. Aleatët e Turqisë, si SHBA-ja, duhet të kryejnë punën e tyre që të mos e lejojnë Erdoganin të vazhdojë me avazin e vjetër.

Erdogani po izolohet gjithnjë e më shumë. Ai do duhej të zgjidhte ndërmjet paqes me kurdët, apo ambicieve personale dhe politikës së kushtueshme të mbështetjes së xhihadistëve në Siri – që të dyja ka mundësi ta dëmtojnë Turqinë në planin afatgjatë më shumë se sa mund t’i shkaktojë sherr PKK-ja.

Guardian-Dialog Plus

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?