Amerika do të bëhet e madhe sërish, urimi dhe premtimi i Trump
Kandidati shumë i përfolur për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, ka lëshuar një mesazh me rastin e Krishtlindjeve, duke premtuar se Amerika do të bëhet e madhe sërish, çka nënkupton se gjatë viteve të fundit nuk ka qenë më si në kohët e saj të lavdishme.
“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve. Uroj të kaloni një ditë të këndshme dhe një vit vërtet të mbarë. Së bashku ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish! Ajo do të bëhet!”
I tillë ka qenë urimi i shkurtër dhe mbresëlënës i kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump.
Lufta ndaj terrorizmit që mori gjatë dekadës së fundit SHBA, ka bërë që Amerika të mos vazhdimisht e kërcënuar nga terrori. Në fushatën e tij, Trump ka dhënë deklarata deri radikale, me premtimin se nuk do të lejojë nëse zgjidhet president, që të futet asnjë mysliman në SHBA.
KOHA JONË SONDAZH

