Amerikanët e shohin Moskën si një “Kërcënim serioz”

Rusia mbetet ende një mollë sherri për vendet e rajonit por shihet edhe si fuqi që përcjell frikë në SHBA. Sipas një sondazhi të publikuar nga CNN, thuhet se 21 për qind e qytetarëve amerikanë e shohin Rusinë si një “kërcënim shumë serioz”.

Sipas sondazhit të CNN, 4 nga 10 të anketuar e shohin Rusinë si një “kërcënim serioz të moderuar”, 22 për qind e kanë përshkruar Rusinë si: “një kërcënim të vogël” për vendin e tyre. Ndërsa 15 për qind e të anketuarve besojnë se Moska nuk paraqet “kërcënim” në Uashington.

Më tej CNN ka deklaruar se nga i njëjti sondazh janë 73 për qind e të intervistuarve që besojnë se  grupi militant i vetëshpallur si Daesh përbën një “kërcënim shumë serioz” në Shtetet e Bashkuara. Sa për Iranin dhe Korenë e Veriut, 43 për qind e të anketuarve i atribuohet si kërcënim i nivelit të lartë në të dy rastet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në anketë nuk ka qenë vetëm Rusia, faktor pyetësor por dhe vende si Kina, për të cilën një e katërta e publikut amerikan apo 24 për qind, e kanë konsideruar edhe atë  si një “kërcënim shumë serioz” për Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: CCN/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?