Amerikanët nderojnë ish-presidentin George H.W. Bush

Pasi zv/Presidenti amerikan Mike Pence dhe liderët e Kongresit hapën ceremoninë mortore për Presidentin e 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njerëzit mbushën kapitolin Rotunda për të nderuar George H.W Bush.

Bush, ndërroi jetë të premten në moshën 94-vjeçare. Të rritur e fëmijë që mbanin në duar flamurin amerikan, njerëzit e të gjitha klasave kaluan pranë arkivolit ku ndodhej trupi i ish-Presidentit, për momentin në kapitolin Rotunda, teksa pranë tij qëndronte një ushtarak.

PAYING THEIR RESPECTS: President Trump, First Lady Visit Capitol Rotunda to Honor Bush 41 (FNN)

I ftohti i acartë nuk i ka ndalur njerëzit, të cilët presin në rresht me orë të tëra për të qëndruar pak minuta pranë ish-Presidentit të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, Pence tha se Bush ka qenë një inspirim për kombin. “Kishte një mirësjellje tek ai njeri që ishte evidente te çdo person që e takoi atë,” tha ai në ceremoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarët planifikuan të mbajnë dyert hapur gjatë të gjithë mbrëmjes të së hënës dhe të martës në mënyrë që njerëzit të kishin mundësi të “takonin” për herë të fundit Presidentin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?