FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Amnesty International kritikon BE-në

Shtetet e BE-së duhet ta luftojnë terrorizimin, por ato duhet ta bëjnë këtë “në mënyrë legale dhe të përshtatshme” – thekson organizata “Amnesty International”.

Sipas mendimit të aktivistëve për të drejtat e njeriut në luftë kundër terrorizmit shtetet e BE-së po largohen nga parimi “ne duhet të kujdesemi për sigurinë, në mënyrë që njerëzit të shijojnë të drejtat e tyre” dhe po drejtohen më tepër nga motivi “ne duhet t’u kufizojmë njerëzve të drejtat për t’u kujdesur për sigurinë e tyre.”

Autorja e studimit të organizatës “Amnesty International”, Julia Hall, tha në një interviste se kjo organizatë e kritikon këtë qëndrim, por se kjo nuk do të thotë që shtetet nuk duhet ta luftojnë terrorizimin. “Qeveritë janë të detyruara ti mbrojnë qytetarët, por këtë duhet ta bëjnë me mjete legale dhe të përshtatshme.” – tha Julia Hall.

Swiss Digital Desktop Reklama

Franca, Hungaria, Polonia, Britania e Madhe, Gjermania apo Luksemburgu kanë nxjerrë nxjerrë pas akteve terroriste ligje kufizuese, apo që u japin qeverive të drejta të tilla që u ngjajne atyre të rasteve të gjendjes së jashtëzakonshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deutschland Übung der Bundespolizei (picture-alliance/dpa/W. Kumm)

Në Gjermani shërbimet sekrete lejohen të përgjojnë gjerësisht komunikimin përmes sms-ve dhe telefonatat, kritikon  “Amnesty International”. Ky ligj i miratuar së fundi kritikohet si nga “Amnesty International” edhe nga ekspertët e Këshillit të Evropës dhe ekspertët e pavarur të OKB-së.

Kështu, ndërsa Amnesty ankohet se muri mbrojtës i të drejtave themelore i ngritur me aq mundim po prishtet tani duke i hequr “gur pas guri”, vendet e BE-së duhet të vazhdojë të merret me pyetjen se si mund t’i mbrojnë qytetarët e tyre në mënyrë efektive kundër terrorizmit. Gjë që është vërtet një akt i vështirë balance.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?