Amnesty International: Të hetohen vdekjet nga Covid në azilet italiane
Amnesty International i ka kërkuar parlamentit italian të nisë një hetim të pavarur për viktimat nga koronavirusi në azile dhe raportet e stafit të infermierisë që kritikuan kushtet e pasigurta të punës.
Italia ishte vendi i parë perëndimor që raportoi një shpërthim Covid-19 dhe një pjesë e konsiderueshme e viktimave gjatë valës së parë të pandemisë u regjistruan në azile, veçanërisht në rajonin e Lombardisë. Azilet e gjetën veten të papërgatitur për sa i përket pajisjeve mbrojtëse, ndërsa pacientët në spitalet që trajtoheshin për sëmundje jo-Covid u transferuan në azile për të liruar repartet e mbushura.
Amnesty intervistoi 34 punonjës të azileve, si dhe drejtues të sindikatave dhe avokatë, dhe zbuloi se një e treta e punëtorëve kritikuan kushtet e pasigurta. Në një azil në Milano, personeli dyshohet se nuk lejohej të mbante maska për fytyrën, të paktën në fazën e hershme të pandemisë.
“Është thelbësore që parlamenti italian të ngrejë një hetim të pavarur në mënyrë që të mësojë nga gabimet e së kaluarës, dhe të sigurojë drejtësi për të gjitha viktimat që mund të ishin shmangur,”tha Debora Del Pistoia, një studiuese në Amnesty International Italia.