Analisti amerikan: Sulmin në Paris e kryen shërbimet sekrete franceze

 

Analisti politik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Pol Krejg Roberts, i njohur për qëndrimet me të cilat konteston versionet zyrtare për ngjarje dhe zhvillime, këto ditë ka botuar shkrimin “False Flag”, ku pretendon se sulmi në Paris ku jetën e humbën mbi 100 qytetarë francezë ishte një operacion i mirëorganizuar nga shërbimet e specializuara sekrete të shtetit francez dhe se ky aksion nuk ka pas asnjë lidhje me terrorizmin nga shtetet islamike.

“Njëra nga arsyet e këtij aksioni është interesi për pushtet dhe pikë politike që ka partia djathtiste “Fronti Kombëtar” i udhëhequr nga Marin Le Pen.
E gjithë kjo është bërë me pretekst për të mbyllur kufijtë dhe mos të lejojnë fluksin e refugjatëve në shtetin e tyre. Disa njerëz janë aq naivë, saqë mendojnë se qeveria nuk mund të gjuajë me armë zjarri mbi popullatën e saj”, shkruan Roberts.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka akuzuar gjithashtu edhe shtete tjera perëndimore se realizojnë skenare të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duke patur parasysh shumë operacione të këtilla që i kryejnë shërbimet sekrete në shtetet perëndimore, fare hiç nuk habitem që edhe Parisi të ishte një skenar i tillë”, – përfundon shkrimin e tij Pol Roberts.

Tekstin e tij  te plote mund ta lexoni ne linkun ne vijim:

Washington Refines Its False Flag Operations — Paul Craig Roberts

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?