Anëtarësimi në NATO, aleanca i heq Ukrainës një nga hapat e nevojshëm
NATO ka hequr një hap nga tërësia e hapave që Ukraina duhet të ndjekë për t’iu bashkuar aleancës perëndimore ushtarake.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg deklaroi pasditen e së martës se vendet aleatë ranë dakord që të heqin disa nga kërkesat e nevojshme për të mundësuar anëtarësimin e Ukrainës.
Për të do të ndryshojë rrugën që Ukraina do të ndjekë drejt anëtarësimit nga një proces me dy hapa në proces me një të tillë.
Shefi i NATO-s deklaroi po ashtu se Aleanca do ta ftojë Ukrainën t’i bashkohet “kur të plotësohen kushtet.” Ai rikonfirmoi se vendi që aktualisht po qëndron në këmbë ndaj agresionit rus, do të bëhet një vend i NATO-s.