Anëtari i UÇK: Nuk dorëzohemi, gjatë natës do ketë luftime më të ashpra në Kumanovë

Një anëtar i UÇK­së në Maqedoni ka mohuar lajmin e përcjellë nga mediat maqedonase për dorëzimin e 20 personave të armatosur, të cilët kanë shkëmbyer zjarr me policinë.

Në një lidhje telefonike për “News 24”, anëtari i UÇK thotë se nuk është dorëzuar asnjë pjesëtar nga radhët e tyre. Sipas tij, situata në Kumanovë vijon të jetë e tensionuar, duke u shprehur se përplasjet me policinë maqedonase do të vijojnë edhe më tej, duke u bërë më të ashpra gjatë natës.

Ndërsa thekson se “nuk jemi dorëzuar dhe nuk do të dorëzohemi”, anëtari i UÇK­së thotë se ata janë vënë në mbrojtje të popullatës civile. Duke komentuar situatën e sotme të krijuar në Kumanovë, ai thotë se nga shkëmbimet e zjarrit kanë humbur jetën 3 civilë, dhe 4 policë. Ndërsa flet edhe për mbi 20 policë të plagosur. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?