Angela Merkel bën pazar si çdo gjerman

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është izoluar në Surrel, në vilën-bunker, prej nga jep urdhra dhe lëshon vendime.

Homologia e tij gjermane, Angela Merkel është krejt e kundërta.

Sipas gazetës BILD, “ajo po e përjeton krizën e koronavirusit si çdo gjerman tjetër, si një kliente normale e një supermarketi, që shkon nga rafti në raft dhe kontrollon nëse mallrat që ajo po kërkon, janë akoma në dispozicion”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kancelarja 65-vjeçare u fotografua në një supermarket në Berlin, rreth orës 5 pasdite. Fillimisht ajo shkoi te sektori i perimeve, më pas te ëmbëlsirat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo e mbushi vetë shportën me blerje, mes tyre komposto qershie, sapun, letër higjienike dhe e vendosi vetë në rripin transportues të arkës 1.

Në fund pagoi me kartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?