Angela Merkel merr propozimin për postin e nivelit të lartë në trupën Këshilluese në New York

Angela Merkel e cila së fundmi është larguar nga posti i kancelares në Gjermani, ka marrë një tjetër propozim për postin e nivelit të lartë në trupën Këshilluese në New York.

Sipas Agjencisë Gjermane 67-vjeçarja ka marrë një letër nënshkruar nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i cili bëhet me dije se i ka ofruar kësaj të fundit postin e drejtueses së një organi këshilluar.

Megjithatë sipas mediave gjermane ‘Focus’ dhe ‘Bild’ shanset që Merkel të dakordohet janë të pakta, pasi shanset që ish-kancelarja gjermane të lëvizë nga Berlini në New York janë të pakta.

Sipas Agjencisë Gjermane, Merkel ende nuk i është përgjigjur propozimit të bërë, ndërsa nga ana e tyre përfaqësuesit e OKB nuk kanë pranuar të komentojnë lidhur me këtë propozim.

SHKARKO APP