Angli – Për herë të parë një mysliman në krye të bashkisë së Londrës

Laburisti anglez, Sadiq Khan, ka fituar garën për kryetar të Londrës, duke u bërë kështu kryebashkiaku i parë mysliman.
Sipas “The Guardian”, Khan është fituesi i pakontestueshëm i garës për kryetar të Londrës.

Burimet kanë thënë për gazetën se sipas rezultateve preliminare, Khan ka fituar 80% të votave.
Sadik Khan është me origjinë nga Pakistani. Rivali i tij kryesor në këtë garë ka qenë konservatori Zac Goldsmith.
Ai ka lindur më 8 tetor të vitit 1970, është rritur në Tooting, në jug të Londrës dhe është fëmija i pestë nga tetë motrat dhe vëllezërit e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?