Ankaraja tërhoqi anijen e sherrit, admirali turk tregon skenarin kundër Greqisë

Kthimi i anijes kërkimore turke “Oruc Reis” në portin e Antalias interpretohet nga shumë si një lëvizje që synon de-përshkallëzimin e tensioneve për shkak të samiteve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe përpjekjen për të shmangur një vendosje të mundshme të sanksioneve kundër Ankarasë.

Sidoqoftë, Admirali i Marinës turke në pension Denis Kutluk tha se ky veprim nuk kishte asnjë lidhje me Samitin e ardhshëm të BE dhe anija ishte dërguar në port për përpunimin e të dhënave të marra gjatë punës.

Çdo vendim mbi veprimet e Turqisë në ujërat detare nuk është në kompetencat e BE. Turqia nuk është anëtare e BE. Mbi të gjitha, Brukseli nuk ka të drejtën ligjore për të marrë vendime në këtë fushë. Prandaj, Turqia do të vazhdojë të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj” tha Denis Kutluk.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-admirali tha se vendet anëtare të Bashkimit “veprojnë me qëllim që të mbrojnë interesat e tyre” por për momentin, siç thotë ai, “ka edhe standarde ligjore ndërkombëtare“.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?