Anulohen zgjedhjet e kontestuara në Kirgizistan

Komisioni elektoral në Kirgizistan anuloi procesin e votimit të së dielës, që shkaktoi protesta të dhunshme në të gjithë vendin. Pak orë më parë presidenti i vendit, filorusi Jenbekov, kishte deklaruar se e kishte vendin nën kontroll.

Lideri i Bishkek u shpreh optimist se të gjitha forcat politike do të vendosnin interesat e vendit mbi të tyret.

Me mijëra persona marshuan të hënën në rrugët e kryeqytetit pas zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës, të cilat i dhanë fitoren e rradhës dy partive pranë presidentit Jeenbekov.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita dhe manifestuesit denoncuan blerjen e votave dhe nisën protestat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përplasje të dhunshme shpërthyen në momentin që policia përdori ujë me presion, gaz lotsjellës dhe granata shurdhuese për ët shpërndarë turmën. Ndërkohë që njerëzit përpiqeshin të hynin me forcë në ndërtesën e parlamentit dhe zyrat presidenciale. 120 persona u shtruan në spital dhe një humbi jetën.

Mbrëmjen e së hënës ata arritën të futen në parlament dhe 2 mijë prej tyre rrethuan pallatin e komisionit për sigurinë kombëtare duke liruar ish presidentitn Atambajev nga burgu.

Qelia e ish-liderit i cili vuante dënimin me 11 vjet burg gjendej në ndërtesën Komitetit për sigurinë kombëtare dhe rojet nuk bënë asnjë rezistencë ndaj manifestuesve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?