Aprovohet injeksioni që mund të parandalojë HIV/AIDS
FDA amerikane ka aprovuar një ilaç të ri që mund të parandalojë HIV/AIDS, nëse merret çdo dy muaj.
Medikamenti i ri quhet Apretude dhe është prodhuar nga GlaxoSmithKline. Dy dozat e para bëhen me një muaj diferencë, për të kuptuar nëse pacienti e toleron injeksionin, më pas nisin injeksionet çdo dy muaj.
Aprovimi i këtij injeksioni erdhi pas një studimi që tregoi se ai është më efektiv në parandalimin e HIV-it sesa pilulat e përditshme Truvada.