Aprovohet plani për paqe në Siri, pas 250 000 të vrarëve në luftime

Fuqitë botërore kanë rënë dakord për të kërkuar një ndërprerje të armiqësive mbarëkombëtare në Siri për të filluar pas një jave, menjëherë pas bisedimeve në Mynih, Gjermani.
Pezullimi nuk do të zbatohet për të luftuar kundër grupeve xhihadiste të Shtetit Islamik (ISIS) dhe Al-Nusra.
Grupi ndërkombëtar prej 17 anëtarësh në mbështetje të Sirisë kanë rënë dakort gjithashtu për të zgjeruar dërgesat e ndihmës.  Njoftimi vjen pasi ushtria siriane e mbështetur edhe nga sulmet ajrore ruse, ka përparuar në provincën Aleppo. Ky veprim është kërcënim që të rrethohen dhjetëra mijëra civilë në pjesët e mbajtura nga rebelët në qytetin e madh të Aleppos.
Qeveria siriane nuk i është përgjigjur ende, edhe pse një koalicion kryesor rebelësh ka përshëndetur njoftimin.
OKB-ja është duke u përpjekur për të marrë në dorë bisedimet e paqes mes qeverisë siriane dhe rebelëve në terren.
Më shumë se 250 000 njerëz janë vrarë dhe 13.5 milionë të tjerë janë zhvendosur në pothuajse pesë vjet të luftimeve në Siri.

Burimi: BBC/ Sidorela Lepri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?