Arabia Saudite: 1.7 milion pelegrinë kanë kryer Haxhin
Arabia Saudite ka njoftuar përfundimin me sukses të sezonit të këtij viti të Haxhit, duke deklaruar se një sistem i integruar sigurie, organizimi dhe shërbimesh u mundësoi pelegrinëve të kryenin ritualet me lehtësi dhe qetësi, transmeton Anadolu.
Njoftimi u bë nga princi Saud bin Mishal bin Abdulaziz, zv/guvernator i rajonit të Mekës dhe zv/kryetar i Komitetit të Përhershëm për Haxhin dhe Umren, në një deklaratë televizive në prag të përfundimit të pelegrinazhit vjetor.
Princi Saud tha se sezoni i Haxhit 2026/1447 dëshmoi “një sistem të integruar sigurie, organizimi dhe shërbimesh” që u lejoi pelegrinëve të kryenin ritualet në mënyrë të qetë dhe të sigurt. Ai theksoi se suksesi i Haxhit nuk shënon fundin e punës, por fillimin e përgjegjësive të reja, duke riafirmuar angazhimin e Arabisë Saudite për të ruajtur rolin e saj në shërbim të Islamit dhe muslimanëve.
KOHA JONË SONDAZH

