Arabia Saudite, arrestohen 431 persona si të dyshuar për lidhje me ISIS
Ministria e Brendshme saudite njoftoi sot shkatërrimin e një organizate të lidhur me ISIS-in si dhe arrestimin e 431 anëtarëve të dyshuar të saj, pjesa më e madhe e të cilëve ishin qytetarë të mbretërisë. “Autoritetet arritën që gjatë javëve të kaluara të shkatërronin një organizatë të përbërë nga celula të vogla të lidhura me grupin terrorist të Daech-ut, akronim i ISIS-it”, njoftoi ministria e sipërcituar me anë të një deklarate, vetëm dy ditë pas një atentati me autobombë në Riad, i marrë përsipër nga grupi xhihadist sunit. “Anëtarët e kësaj organizate vepronin sipas një skenari të përgatitur jashtë shtetit për krijimin e kaosit në vend”, theksoi Ministria e Brendshme saudite.