FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arabia Saudite është shteti që mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

Harrojeni Kim Jong Un-in. Arabia Saudite mund të jetë vendi që do të fillojë Luftën e Tretë Botërore, kështu shkruan e përditshmja britanike Express e cila analizon gjerësisht situatën në Lindjen e Mesme.

Me tensionet në pikën e vlimit, rajoni kërcënon të shpërthejë pasi princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, javën e shkuar thelloi më shumë ndasitë e hershme. Më 4 nëntor, kryeministri libanez, Saad Hariri shokoi rajonin kur nga Riadi lajmëroi dorëheqjen e tij.

Financial Times shkruante se ai e lexoi deklaratën e dorëheqjes me bindjen e një viktime rrëmbimi, duke ndezur aludimet se ai ndodhej në Riad në kundërshtim me vullnetin e tij. Ai fajësoi Iranin për destabilizimin e Libanit përmes hesbollahut, e kjo ishte në një linjë me sauditët që fajësojnë Iranin për pjesën më të madhe të problemeve të rajonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Natën që Hariri dha dorëheqjen, një raketë që kishte në shënjestër Riadin, u hodh nga rebelët e mbështetur nga Irani, në Jemen. Princi Mohammed, akuzoi Iranin për akt lufte pasi është ai që furnizon milicitë me armë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Libani po ashtu është akuzuar se po ndez luftë për shkak të agresionit të hezbollahut.

Arabia Saudite ka kryesuar bllokadën ndaj Katarit pasi e akuzoi se mbështeste shtetin islamik dhe hezbollahun. Kështu, mbretëria ka dyfishuar armiqtë e saj dhe po përqendrohet tek Irani ndërsa konflikti duket se do të përshkallëzohet.

Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe mund të mbështesë sauditët në një konflikt të mundshëm.

Si pasojë, kërcënimet e Kim Jong un-it në Azinë juglindore, mund të mos jenë kërcënimi më i madh pasi një konflikt tjetër po ravijëzohet.

Raketa e hedhur nga rebelët jemenas ka pak gjasa të jetë provokimi i fundit në rajon, ndaj, lufta e tretë botërore mund të shpërthejë atje ku analistët dhe komentatorët nuk e kishin menduar më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?