Arabia Saudite gati të pushtojë Sirinë

Raportet se Arabia Saudite ka dërguar trupa dhe aeroplanë në Turqi për një mision të mundshëm tokësor në Siri shtojnë elemenët tejet shpërthyes në një ekuilibër të brishtënë ndërmjet armëpushimit të mundshëm dhe një beteje edhe më të përgjakshme.

Konfirmimi i vendosjes së trupave të Arabisë erdhi nga ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, që foli për një politikë të koordinuar mes dy shteteve, të cilët e konsiderojnë veten se kanë peshë dhe se humbasin duke mbetur jashtë luftës në Siri.

Çavusoglu tha se Turqia dhe Arabia Saudite e kanë “theksuar gjithmonë nevojën e një strategjie të gjerë të orientuar në luftën kundër Daesh (Isis). Turqia dhe Arabia Saudite mund të nisin një operacion nga toka,” – tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kjo ka të bëjë më pakë me Isis dhe shumë më tepër me faktin se rebelët sunitë, të mbështetur nga sauditët dhe turqit, janë duke humbur me shpejtësi terren ndaj forcave të Bashar al-Assadit, të mbështetura nga sulmet e ashpra ajrore ruse, nga ‘vullnetarët’ iranianë dhe luftëtarët e Hezbollahut libanez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?