FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arma “e çuditshme” që u përdor për ta ruajtur presidentin amerikan (FOTO)

Vizita e Biden në Evropë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, jo vetëm për rëndësinë gjeostrategjike por edhe për mbrojtjen që u përdor. Të hënën presidenti u takua me mbretin Philippe të Belgjikës, në Pallatin Mbretëror në Bruksel dhe personeli i sigurisë në zonë u pa që mbante në dorë një armë anti-dron për të parandaluar gjithçka, nga fotot ajrore deri në përpjekjet për vrasje.

Fotografi i stafit të New York Times Doug Mills kapi foton e rojeve të sigurisë që dukeshin më shumë sikur ishin të përgatitur për një pushtim të huaj.

Dy lloje të ndryshme të sistemeve anti-dron mbaheshin nga anëtarë të Policisë Federale Belge, një që shkrep predha ndaj dronëve dhe një tjetër që përdor bllokimin e radiofrekuencës me të cilin kontrollohet droni. Arma që ka tërhequr vëmendjen e dronëve që përdor policia belge, i përkasin kompanisë austriake DroneShield.

Swiss Digital Desktop Reklama

Media të ndryshme kanë publikuar pamjet e forcave të sigurisë, ku shiheshin nëpër rrugë duke mbajtur këto lloj armësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?