Arma e sjellë si “provë” shkrepet aksidentalisht, vritet në sallën e gjyqit Prokurorja

Një prokurore e Afrikës së Jugut raportohet se ka vdekur këtë javë, pasi një armë e sjellë brenda një salle gjyqi, si pjesë e provave në një rast të grabitjes në shtëpi, është shkrepur aksidentalisht duke e goditur në trup.

Të hënën, Addelaid Ann Ferreira-Watt, 51 vjeç, iu nënshtrua plagëve të saj në një spital, pas incidentit në gjykatën rajonale të Ixopo, raporton FoxNeës.

Një zëdhënës i policisë i tha për mediat se hetuesit tani po shqyrtojnë të shtënat si një vrasje të fajshme, por nuk është e qartë se kush mund të përballet me këto akuza.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pretendohet se më 18 nëntor në orën 15.20, një grua 51-vjeçare u dërgua në një spital, pasi ajo u godit nga një plumb në ijen e majtë. Ajo vdiq në spitalin”. “Pretendohet gjithashtu se arma u soll në gjykatë për t’u futur si ‘provë’, në një rast të grabitjes së shtëpive kur ajo u shkrep aksidentalisht në gjykatë”, tha zëdhënësi Jay Naicker.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?