Arma që vrau ish-kryeministrin, është bërë në shtëpi
Vrasja e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe u bë duke përdorur një armë të punuar me dorë. Ndaj dhe ky krim ka ringjallur vëmendjen rreth armëve të zjarrit që mund të montohen në shtëpi nga pjesë individuale ose duke përdorur printera 3D.
Sulmuesi qëlloi ndaj Abe të premten me një pajisje që kishte një dorezë pistolete dhe ku dukeshin dy tuba të mbuluar me shirit elektrik të zi.
Arma kishte përmasa 40 centimetra me 20 centimetra dhe ishte bërë nga metali dhe druri, thanë zyrtarët lokalë para gazetarëve. Analistët thonë se i dyshuari mund ta kishte bërë armën brenda një ose dy ditësh pasi kishte marrë materialet e disponueshme.