“Armë dhe kokainë në shtëpi”, pranga gjyshes dhe mbesës shqiptare në Itali (Video)

Një gjyshe shqiptare 71-vjeçare dhe mbesa e saj 21-vjeçare janë arrestuar nga policia italiane në Santeramo, pasi në banesën e tyre është gjetur kokainë.

Gjatë një hetimi ditën e djeshme policia ka kontrolluar shtëpinë që ruhej nga dy shqiptaret 71 dhe 21 vjeç. Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, policia gjeti një sasi e madhe armësh dhe droge, që ishin nën kujdestarinë e dy femrave të arrestuara.

Mediat italiane raportojnë se gjatë aksionit janë kapur 3 pushkë dhe 5 kg drogë, që arrinin vlerën prej rreth 100 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, në një zgavër të krijuar posaçërisht në oxhak, janë gjetur dhe 4.35 kg heroinë, ndërsa në një kërkim të mëtejshëm janë gjetur dhe 500 gr kokainë, një armë ajri e mbushur dhe një pushkë automatike e vjedhur, si dhe 8 gramë marijuanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gratë e arrestuara akuzohen për trafikun e sasive të mëdha të drogës dhe armëmbajtje, ndërsa pritet të përballen me drejtësinë italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?