FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Armëpushim në një nga territoret më të kontestuara, kjo pas 29 vitesh

Një armëpushim që ka zgjatur 29 vjet, edhe pse me incidente të ndryshme gjatë gjithë kohës, ka përfunduar tashmë, për më shumë në një nga zonat më të mëdha të kontestuara në botë. Territori më i madh se Britania e Madhe, është nga zonat më të vështira për mbijetesën me shkretëtirën që mbulon pjesën më të madhe të tij.

Koloni spanjolle deri në vitin 1976, Sahara Perëndimore u bë i njohur nga opinioni publik për konfliktin midis Marokut që aktualisht kontrollon rreth 75% të territorit, veçanërisht ato bregdetare, dhe Frontin e Polisarios, të përfaqësuar nga banorët lokalë që pretendojnë pavarësinë.

Në vitin 1991 pas një konflikti të përgjakshëm, palët arritën një armëpushim, ku Polisario është tërhequr në zonat lindore. Por ky armëpushim tashmë është i tejkaluar, siç ka deklaruar lideri i Polisarios, Brahim Ghali, që ka quajtur provokim manovrat ushtarake marokene. Burime afër rebelëve thonë sulme kanë filluar që tani, “me humbje jete dhe shkatërrim të planeve ushtarake marokene”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?