Armët bërthamore, Koreja e Veriut kërcënon Turqinë: Do të fshijmë nga harta e botës!

 

Koreja e Veriut ka kërcënuar Turqisë se do të goditet nga raketat bërthamore, nëse vendos të veprojë ushtarakisht kundër Rusisë.

Agjencia iraniane Mizan raporton se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, thotë se do të fshihet Turqia nga harta e botës, në qoftë se Ankaraja vazhdon për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara dhe ISIS në luftën siriane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërcënimet e fundit tregojnë se Koreja e Veriut mbështet plotësisht luftën e Rusisë kundër ISIS-it dhe rebelëve sirianë dhe këto deklarata prej tij mund të jenë nxitur nga Moska për të trembur Ankaranë.
 

Swiss Digital Mobile Reklama

Kim Jon Un ka theksuar se Pheniani, nëse Turqia përplaset me Rusinë ose të vazhdojë të mbështesë ISIS-in në Siri dhe Irak, pa menduar do të nisë një sulm bërthamor kundër Turqisë.

Presidenti Rus Vladimir Putin, sakaq, më herët akuzoi Turqinë se është e lidhur me ISIS, pasi blen naftë prej saj me gjysmë çmimi dhe madje akuzoi edhe vende të tjera arabe.

Tensionet me Rusisë dhe Turqisë kanë shënuar kulmin pas rrëzimit të një avioni rus, ku mbeti i vrarë edhe një pilot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?