FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestimi i gazetarit/ Pasagjerët rrëfejnë devijimin e avionit mbi Bjellorusi: Ishte shumë e dhunshme, menduam se do të përplaseshim

Një debat i gjerë është hapur tashmë në Europë lidhur me arrestimin e gazetarit kritik Roman Protasevich për të cilin Bjellorusia detyroi një avion të Ryanair të devijohej në Minsk, pavarësisht se itinerari ishte Athinë-Lituani.

Sipas dëshmitarëve që udhëtonin në atë avion ngjarja ishte shumë e dhunshme dhe nuk e kishin parë asnjëherë në një fluturim.

“Ishte një zhytje e papritur, duke ndryshuar lartësinë në mënyrë drastike. Ishte shumë e dhunshme. Unë kurrë nuk e kam ndjerë këtë në një aeroplan. Të gjithë ishin në shok,” tha një dëshmitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë në aeroplan kishim panik sepse menduam se do të përplaseshim,” tha pasagjerja lituaneze Raselle Grigoryeva.
Po ashtu ata kanë rrëfyer edhe për gazetarin kritik Protasevich për të cilin thonë se kur kuptoi që avioni po shkonte në Minsk, ishte shumë u dëshmëruar dhe i trembur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?