Arrestimi i kryetarit të Komunës së Ulqinit, Abazoviç: Gjykatat të lihen të vendosin pa presione
Zv/ kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar lidhur me arrestimin e kryetarit të Komunës së Ulqinit Ljoro Nrekiq dhe disa zyratrëve të tjerë të lartë, pasi akuzohen për punësime partiake. Abazoviç ka kërkuar që gjykatat të lihen të vendosin pa presione.
“Lejoni që gjykata të vendosë se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’u japë fund të gjitha abuzimeve”,- shkroi Abazoviç.
Përveç Nrekiq, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të partisë DPS Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.