Arrestohet 11-vjeçari në SHBA, vrau fqinjen 8-vjeçe me pushkë
Një 11-vjeçar në Tenesi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndaluar nga policia për vrasjen e fqinjës së tij 8-vjeçare.
Shkak i ngjarjes që tronditi opinionin publik amerikan është bërë një mosmarrëveshje mes dy të miturve, për një qenush.
Pasi vajza nuk e ka lënë 11-vjeçarin të shohë këlyshin, ky i fundit ka marrë pushkën e gjahut të të atit dhe e ka qëlluar për vdekje.
Viktima është identifikuar si McKayla Dyer. Nëna e saj Latasha tha se të dy fëmijët frekuentonin të njëjtën shkollë.
Djali është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, si minoren.
Organizata jofitimprurëse “Arkivi i dhunës nga armët” thotë se vetëm këtë vit, në SHBA janë vrarë apo plagosur me armë zjarri 559 fëmijë të moshës 11 vjeç e poshtë.