Arrestohet asistentja e Obamës, kërcënoi me pistoletë të dashurin e vet
Barvetta Singletary, 37 vjeç asistente e presidentit të Amerikës është arrestuar se ka kërcënuar me pistoletë të fejuarin e saj polic.
Gruaja – informon NBC – ka humbur kontrollin në momentin kur bashkëshorti i saj nuk e ka lejuar të shohë mesazhet në telefonin e tij. Barvetta Singletary ka marrë armën e shërbimit të të dashurit të vet dhe ka qëlluar në tokë për ta trembur.
Asistentja e Obamës është arrestuar dhe më pas liruar me kusht kundrejt 75 mijë eurove dhe i është hequr menjëherë leja për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë.