FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohet djali i këngëtarit të famshëm për trafik të paligjshëm njerëzish

Djali i këngëtarit të njohur meksikan, Pepe Aguilar është arrestuar në Kaliforni pasi është akuzuar për trafik të paligjshëm njerëzish. Doganierët amerikanë raportuan se Jose Aguiar u kap nga agjentët deferalë, të cilët gjetën 4 emigrantë ilegalë nga Kina në bagazhin e makinës së tij.

Avokati që do të përfaqësojë rastin tha se kjo ngjarje nuk ka të bëjë aspak me këngëtarin dhe se Jose do ta trajtojë cështjen në gjykatë, jo me shtypin. Arrestimi është bërë para dy javësh, por detajet, pëfshirë Jose Aguilar janë bërë të ditura të premten.

Emigrantët raportuan se kanë paguar nga 3 mijë deri në 60 mijë dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Babai i tij, Pepe është një nga këngëtarët ‘mariaci’ më të njohur në Meksikë, i cili ka fituar katër cmime Grammy dhe ka një yll në bulevardin ‘Walk of Fame’ në Hollywood.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?