Arrestohet motra e Al Bagdad, ja si u kap. Dëshmia e saj pritet që të zbërthejë si funksiononte ISIS

Turqia tha se ka arrestuar të motrën e udhëheqësit të vrarë të organizatës Shteti Islamik Abu Bakr al-Bagdadi në Sirinë veriperëndimore. Agjencitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press citonin një zyrtar të lartë, sipas të cilit 65 vjeçarja Rasmiya Aëad u gjet gjatë një bastisjeje më 4 nëntor pranë qytetit Azaz, të kontrolluar nga Turqia në provincën Alepo.

Sipas zyrtarit, Aëad u gjet në një banesë-rimorkio ku jetonte me të shoqin, gruan e djalit dhe pesë fëmijë. Zyrtari turk tha se Aëad mund të jetë një “minierë informacioni” për autoritetet e zbulimit, shkruan Voa.

Pas vdekjes së al-Bagdadit muajin e kaluar, një person i quajtur Abu Ibrahim al-Hashemi al-Kurejshi u emërua udhëheqësi i ri i grupit ekstremist.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?