Arrestohet për korrupsion ish-kryeministri

Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, i dënuar në mungesë javën e kaluar me 10 vite burg për korrupsion, u arrestua sapo mbërriti në Pakistan.

”Sharif dhe vajza e tij, Maryam, mbërritën në Lahore me një avion që vinte nga Abu Dhabi, u ndaluan nga autoritetet kundër korrupsionit dhe u dërguan në kryeqytetin Islamabad”, sipas një komunikate të bashkisë së Islamabadit.

Ata u larguan me një avion special në drejtim të kryeqytetit Islamabad dhe do të burgosen në një burg të sigurisë së lartë në qytetin Rawalpindi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?