Arrihet marrëveshja, ilaçi për malarien do të testohet kundër COVID-19

Kompania Pharma Novartis ka arritur një marrëveshje me SHBA për të vazhduar më tej me një testim të ilaçit të malaries hidroksilklorinë kundër Covid-19 në 440 pacientë të shtruar në spital.

Ilaçi është përdorur për të trajtuar malarianë për dekada të tëra dhe është promovuar nga Presidenti amerikan Donald Trump pasi disa zëra sugjeruan se mund të ndihmonin kundër koronavirusit, shkruan BBC.

Por nuk ka asnjë provë shkencore që në të vërtetë tregon se kjo gjë ndihmon.

“Ne e kuptojmë rëndësinë e përgjigjjes së pyetjes shkencore nëse hidroksilklorina do të jetë e dobishme për pacientët me sëmundjen Covid-19,” tha kompania.

Ndërkohë laboratorët në të gjithë globin po nxitojnë të zhvillojnë një kurë ose një vaksinë kundër koronavirusit të ri.

SHKARKO APP