Arrihet marrëveshja për Ukrainën, BE miraton 500 milionë euro ndihmë ushtarake

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se është arritur një marrëveshje për të ndihmuar Ukrainën.

Fjala është për të ofruar 500 milionë euro shtesë (543.03 milionë dollarë) dhe ndihmë shtesë për trajnimin ushtarak me vlerë 45 milionë euro (48.87 milionë dollarë), të dedikuar në një mision trajnimi ushtarak për forcat ukrainase.

“Ukraina po reziston me guxim dhe vendosmëri”, tha Borrell në një konferencë shtypi. “Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë dhe ne do ta mbështesim në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Poa shtu Borrell shtoi se shifra totale e mbështetjes së bllokut për Ukrainën, duke përfshirë ndihmën ushtarake, financiare, ekonomike dhe humanitare, tani është 49 miliardë euro (53.21 milionë dollarë).

SHKARKO APP