Asadi publikon listën: Ja shtetet që ndihmojnë ISIS-in
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka bërë publike listën e vendeve-shteteve që ndihmojnë Shtetin Islamik-ISIS-in, duke theksuar se në këtë listë pos vendeve tjera janë edhe Turqia, Arabia Saudite dhe Katari, që konsiderohen mbështetësit kryesor të ISIS-it.
Asadi gjatë një bisede për televizionin kinez “Phoenix” ka thënë se ushtria siriane tani është më e suksesshme në luftë kundër terroristëve në teritorin e vet, pas fillimit të sulmeve ajrore ruse.
“Jo shumë larg, pas pjesëmarrjes së forcave ajrore ruse kundër terroristëve, situate është përmirësuar dukshëm dhe tani mund të them se ushtria po përparon pothuajse në të gjitha frontet”-ka thënë Asadi dhe ka shtuar se sulmet ajrore ruse janë më efektive se sa sulmet ajrore amerikane, për shkak të bashkëpunimit me ushtrinë siriane në teren.
“Nuk mund të luftoni kundër terrorizmit me sulme ajrore. Nevojiten trupat tokësore në teren, ndërsa amerikanët po luftojnë vetëm nga ajri me aeroplanët e tyre”-ka thënë Asadi.
Presidenti sirian konsideron se Shteti Islamik është tepër i varur nga ndihmat e jashtme, e në veçanti ndihmave të Turqisë, Arabisë Saudite dhe Katarit. Për presidentun turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se është me zemër anëtar i “Vllaznisë muslimane” dhe njëherit ka akuzuar vendet perëndimore që nuk duan të shohin se ç’po ndodhë në Siri. Ai poashtu ka thënë se pa ndihmën nga jashtë, Shteti Islamik do të kishte rënë për më pak se një vjet-transmeton Agjencia VLM.
KOHA JONË SONDAZH

