Asgjësohen dy rrjete të trafikut të floririt

Policia greke ka asgjësuar dy rrjete spekulatorësh, që përbëheshin kryesisht nga pronarë dyqanesh të sendeve të lëna peng në Athinë dhe Selanik.

Mes 63 të arrestuarve, që të gjithë grekë, është dhe Rikardo Milonas, i njohur nga reklamat e vazhdueshme në televizion. Spekulatorët akuzohen se të paktën dy vitet e fundit kanë nxjerrë jashtë vendit, kryesisht në Turqi, sasi shumë të mëdha floriri dhe metalesh të tjera me vlerë.

Sipas policisë, nga kjo veprimtari e paligjshme shteti ka humbur taksa dhe akciza me vlerë miliona euro. Policia gjithashtu thotë se xhiroja e përditshme e veprimtarive të paligjshme përllogaritet në 400.000 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një konferencë për shtyp janë ekspozuar objektet në cilësinë e provës që u gjetën gjatë kontrolleve në 130 dyqanet e rrjeteve, si dhe banesat e të arrestuarve. Plaka floriri me peshë 30,4 kg dhe vlerë monetare 545.000 euro Flori i pastër me peshë 6,2 kg dhe vlerë monetare 235.000 euro. 513 kg argjend, me vlerë monetare 330.695 euro, një unazë me gur të çmuar me vlerë 56.900 euro. Një shumë parash cash prej 850.000 euro, 5 armë luftarake dhe 15 armë gjahu. /Ora News/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?