Ashensori bie nga 84 kate, shpëtojnë mrekullisht gjashtë persona

Disa njerëz të bllokuar në një ashensor që po binte në një rrokaqiell në Çikago menduan se do të vdisnin pasi ranë nga 84 kate.

Gjashtë persona ndodheshin në ashesor, kur ai ra nga kati i 95-të në katin e 11-të të një rrokaqielli, i njohur dikur si Qendra John Hancock.

Ata i dërguan mesazhe miqve të tyre, që thirrën shërbimet e emergjincës dhe arritën të dilnin ga ashensori pas 3 orë përpjekje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kabina e prishur e ashensorit po mbahej vetëm në një kabllo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Personat u larguan nga një bar në katin e 95-të të ndërtesës për të zbritur në holl kur ngecën në ashensorin e prishur, që humbi kontrollin.

Fillimisht ashensori po zbriste normalisht, më pas filloi të binte.

“Dëgjuam një zhurmë të papritur dhe pluhuri filloi të dilte nga kabina,”-tha Jaime Montemayor që ndodhej në ashensor. “Filluam të bërtisnim. Mendoja se do të vdisnim.”

Zjarrfikësit arritën ti shpëtonin duke bërë një hapje të madhe në një mur betoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?