“Asnjë fluturim”/ Trump: Hapësira ajrore e Venezuelës do të mbyllet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë përmes rrjetit të tij social Truth Social, duke njoftuar se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës do të mbyllet plotësisht.

Në postimin e tij, Trump ka theksuar se ky vendim vlen për të gjitha linjat ajrore dhe pilotët, por gjithashtu ka përfshirë edhe tregtarët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore. Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që ta konsiderojnë këtë hapësirë ajrore si të mbyllur në tërësi.

“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, tregtarët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutemi ta konsideroni hapësirën ajrore sipër dhe përreth Venezuelës të mbyllur në tërësi. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! PRESIDENTI DONALD J. TRUMP”, shkroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky njoftim vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Venezuelës mbeten të tensionuara, duke shtuar edhe më tej pasigurinë për transportin ajror dhe aktivitetet ndërkombëtare në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?