Asnjë shenjë jete pas shpërthimit të vullkanit në Zelandën e Re
Fluturimet me avionë mbi vullkanin në Ishullin e Bardhë në Zelandën e Re nuk kanë identifikuar asnjë të mbijetuar në zonë.
Rreth 50 persona po udhëtonin në ishull e pabanuar në momentin që shpërtheu vullkani.
Pesë nga 23 personat që u nxorën nga ishulli vdiqën. Ndërsa të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.
Policia beson se të gjithë personat që mbetën gjallë janë evakuuar ndërsa pjesa tjetër e personave të mbetur në ishull mendohet se kanë vdekur.
“Bazuar në informacionin që kemi, ne nuk besojmë se ka ndonjë të mbijetuar në ishull,”– tha policia.
Tymi dhe hiri vazhduan të ngriheshin mbi ishull të martën.
Ishulli i Bardhë, i quajtur edhe Whakaari, është zona më aktive sa i përket vullkaneve në Zelandën e Re.