FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Lombardi, epidemiologu italian zbulon arsyen çfarë ka ndodhur atje

Pas lajmit të pabesueshëm se gjatë 24 orëve të fundit në Lombardi nuk u shënua asnjë viktimë nga koronavirusi ka reaguar epidemiologu italian, Vittorio Demicheli.

Sipas Demicheli-t, edhe pse për shumë kjo përbën një mrekulli, për epidemiologët ishte e pritshme, pasi njerëzit e infektuar tashmë janë shëruar.

Më tej, ai shton se numrat do vazhdojnë të zvogëlohen dhe se shkalla në rënie e vdekshmërisë tregon trendin në ulje në Kujdesin Intensiv, ku prej disa javësh numri i pacientëve të shtruar është në rënie.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se kur në Lombardi do të ketë zero infeksione të reja, epidemiologu italian tha se “nëse tendenca vazhdon të jetë kjo që është tani, brenda dy javësh ne mund të arrijmë në shifra minimale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?