FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Assad: Akuza se sulmuan civilët me gaz sarin trillime

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad thotë se raportet për sulmin kimik në qytetin sirian të Idlibit nga forcat qeveritare ishin “100% të trilluara”.

Nga sulmi humbën jetën rreth 80 persona, kryesisht gra dhe fëmijë. Gjatë një interviste për agjencinë fatzeze të lajmeve AFP, Assad tha se “nuk kishte asnjë arsye për të kryer ndonjë sulm”.

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad thotë se raporte të një sulmi kimik nga ana e forcave të tij ishin “100% trillim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshmitarët thanë se kishin parë avionë të sulmonin qytetin dhe se ndërkombëtarët akuzuan forcat ushtarake siriane. Qindra persona vuajtën simptomat e sulmit me gaz që paralizon sistemin nervor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë prej të plagosurve u dërguan në Turqi, ndërsa shteti turk ka deklaruar se ka prova konkrete se tek të plagosurit janë gjetur agjentë të gazit sarin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?