Assad: Armiqtë e mi, me në krye Turqinë kanë mbështetur terroristët

 

Presidenti sirian Bashar al Assad deklaron se kundërshtarët e tij kanë rritur mbështetjen financiare dhe furnizimet me armë ndaj grupeve kryengritëse që prej fillimit të ofensivës së madhe të ndihmuar nga aleatët e tij për të rimarrë territorin e humbur.

Sipas medias shtetërore, Assad i ka thënë këshilltarit të lartë të liderit suprem të Iranit Ali Akbar Velayati, se ndihma ushtarake e dhënë nga Irani dhe Rusia ka çuar armiqtë e tij të financojnë dhe të mbështesin më shumë grupet terroriste.
Assad nuk përmend emra shtetesh, por aktualisht është Turqia ajo që kërkon me ngulm largimin e Assad nga pushteti në Siri, kurse Teherani dhe Moska janë për një tranzicion politik me Assad në krye të vendit.
Ushtria siriane tha të shtunën se Turqia kishte rritur furnizimet e armëve, municionit dhe pajisjeve të tjera për grupet terroriste në vend.
Velayati siguroi se qeveria e Teheranit do të vazhdojë të mbështesë qeverinë “ligjore” në Damask, duke nënvizuar se lufta kundër terrorzimit ishte vendimtare jo vetëm për rajonin, por për mbarë botën.
Assad tha se humbja e grupeve rebele që luftonin për të përmbysur sundimin e tij është një parakusht për “suksesin e çdo zgjidhjeje politike për sirianët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tesheshi

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?