Assad: Franca njohu atë që ne po përjetojmë 5 vjet
“Franca ka njohur atë që ne përjetojmë në Siri prej pesë vitesh”.
Fjalë këto të Bashar al Assadit, presidenti sirian në konflikt me terroristët e ISIS-it, që i ka krahasuar sulmet terroriste që tronditën Parisin, me luftën civile në vendin e tij.
Nga Siria, ka qenë një gazetar i "Europe 1" që ka përcjellë deklaratat e presidentit sirian, i cili pikërisht sot ka pritur një delegacion prej katër deputetësh francezë, ndërkohë që në Vjenë vazhdojnë bisedimet e paqes për Sirinë.