Assad: Përlotem për viktimat në Siri

Menjëherë pas armëpushimit të rënë dakord Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad ka premtuar se do të rimarrë në kontroll të gjithë vendin.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, Assad është pyetur në fërngjisht ndërsa ai ëhstë përgjigjur në gjuhën arabe.

Assad tha se, zgjidhja e konfliktit në Siri do të marrë kohën e nevojshme, ndërsa për viktimat e humbura në det ai tha se shpeshherë “pushtohet” nga një dhimbje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse flasim për emocionet, kjo është e qartë që edhe unë kam ndjenja si të gjithë dhe ‘pushtohem’ nga keqardhja për të gjithë njerëzit që janë mbytur, majde disa herë mund të përlotem. Nëse kjo pyetje është në postin e zyrtarit unë mbaj përgjegjësinë e plotë përballë popullit tim”,- u shpreh Assad.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa i pyetur për krizën e refugjatëve dhe rikthimin e tyre në vendlindje Assad tha se derisa të ekzistojë lufta në Siri ata nuk do të pranojnë të kthehen në vendlindje.

“Kjo është e natyrshme pasi nëse terrorizmi dhe lufta vazhdon të jetë prezente në Siri refugjatët kurrsesi nuk do të pranojnë të kthehen. Shumë prej tyre kanë emigruar jo kundër qeverisë por janë larguar për shkak të dhunës dhe luftës së terroristëve”,- u shpreh Assad.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?