Assad transportoi me avion rreth 250 milion dollarë

Bashar al Assad dërgoi me avion rreth 250 milionë dollarë në Moskë midis 2018-2019. Sipas mediave të huaja, të dhënat e para nga gazeta tregojnë se banka qendrore e Sirisë ‘fluturoi’ gati dy ton kartëmonedha 100 dollarëshe dhe kartëmonedha 500 euro në Rusi dhe paratë u depozituan më pas në bankat ruse të sanksionuara.

Transferimet erdhën në një kohë kur Siria u bë e varur nga mbështetja ushtarake e Kremlinit dhe pasi Moska vendosi trupat e saj në Siri në vitin 2015, shkruan A2 CNN.

David Schenker, i cili ishte ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet e Lindjes së afërt nga viti 2019 deri në 2021, tha për The Financial Times se transferimet nuk ishin “të habitshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?