Assadi i Sirisë, vizitë surprizë në Moskë
Presidenti i Sirisë, Bashar alAsad, ka bërë një vizitë të papritur në Rusi për të diskutuar fushatën e tij të vazhdueshme ushtarake me Vladimir Putin, ka njoftuar Kremlini.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve sot se Assad kishte qenë në Moskë për një “vizitë pune” pa paralajmëruar një ditë më parë.
Është hera e parë që Assad ka bërë një udhëtim jashtë vendit, e cila është bërë e ditur për publikun, të paktën qëkur lufta civile filloi në vitin 2011. Axhenda e takimit në Moskë ishte “qartazi e kuptueshme”, tha Peskov.
“Presidenti Putin është njoftuar në detaje nga homologu i tij sirian në lidhje me gjendjen aktuale në Siri dhe planit me rreze të gjatë”, tha ai.
Putin riafirmoi angazhimin e Rusisë për të siguruar mbështetje ajrore për trupat tokësore siriane, shtoi zëdhënësi.
“Natyrisht, bisedimet u përqëndruan në luftën kundër grupeve terroriste ekstremiste, të udhëhequra nga operacionet ruse dhe mbështetjen për ofensivën e ushtrisë siriane.