FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Assange pranon të ekstradohet nëse lirohet Manning

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange pranon që të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke vendosur një kusht të vetëm, faljen dhe lirimin e Chelsea Manning. Kjo do të thoshte se Assange pranon që të largohet nga ambasada ekuadoriane në Londër për t’u ballafaquar me akuzat e spiunazhit. Ushtari transgjinor, Chelsea Manning është dënuar me 35 vjet burg për dorëzimin e 7 mijë dokumenteve diplomatike të ushtrisë.

ËikiLeaks thotë në Twtter: “Nëse Obama i jep faljen Manning, Assange do të bie dakord për ekstradimin e tij në SHBA, pavarësisht anti-kushtetutshmërisë së qartë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë”.

Julian Assangë është duke jetuar në Ambasadën e Ekuadorit prej më shumë se katër viteve, pasi iu dha azil për të shmangur ekstradimin në lidhje me përdhunimin e një gruaje në Suedi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?