Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 00:58 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, sipas informacionit të dhënë, duke lënë pas në garën për çmimin individual Kylian Mbappé dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Associated Press: Donald Trump në tubimin e parë pas atentatit

Aktualitet E diel, 21 Korrik 2024 12:35
Associated Press: Donald Trump në tubimin e parë pas atentatit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Donald Trump mbajti të shtunën tubim në Miçigan, një nga shtetet që pritet të jenë vendimtare për të përcaktuar fatin e zgjedhjeve të nëntorit, së bashku me kandidatin e tij të sapo emëruar për postin e nënpresidentit. Ky ishte tubimi i parë i fushatës që kur ai i mbijetoi një atentati.

“Ishte saktësisht një javë më parë, madje në këtë orë, madje edhe në këtë minutë“, tha zoti Trump duke kujtuar të shtënat e 13 korrikut në Pensilvani që e lanë atë me një vesh të gjakosur, vranë një nga mbështetësit e tij dhe lanë pas vetes dy të tjerë të plagosur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Para 8 orësh
Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Para 9 orësh
Zgjedhjet në Serbi, Ministria e Jashtme: Gati të bashkëpunojmë, përgjegjësi normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Zgjedhjet në Serbi, Ministria e Jashtme: Gati të bashkëpunojmë, përgjegjësi normalizimi...

Para 9 orësh

“Unë qëndroj para jush vetëm me hirin e Zotit të plotfuqishëm“, tha ai, fasha e bardhë në veshin e të cilit tani e zëvendësuar nga një fashë ngjyrë lëkure. “Unë mund të mos isha këtu tani”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ish presidenti Trump ishte bashkë me senatorin e Ohajos J.D. Vance, në paraqitjen e parë së bashku që kur ata u morën emërimin në Kuvendin Kombëtar Republikan në Miluoki.

Miçigani është një nga shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Zoti Trump fitoi me një diferencë prej vetëm mbi 10 mijë votash në Miçigan në vitin 2016, por demokrati Joe Biden fitoi në këtë shtet në vitin 2020, me një diferencë prej 154,000 votash.

Vendimi i zotit Trump për të emëruar senatorin Vance u pa si një përpjekje për të rritur mbështetjen mes votuesve në shtetet si Miçigani, Pensilvania, Viskonsini dhe Ohajo, që e ndihmuan atë të siguronte fitoren në vitin 2016. Senatori Vance i veçoi këto shtete në fjalimin e tij në Kuvendin Republikan, duke e vënë theksin tek fëmijëria e tij e varfër në një qytet të vogël të Ohajos dhe duke u zotuar se nuk do t’i harrojë pjesëtarët e klasës punëtore, mes së cilëve është rritur, “vendet e punës të të cilëve u zhvendosën jashtë vendit dhe fëmijët e të cilëve u dërguan në luftëra“.

Pasi u shfaq pazakonshëm i “përulur” dhe emocional gjatë Kuvendit Republikan, zoti Trump iu kthye mënyrës së tij të zakonshme të të bërit fushatë, duke fyer rivalët e tij demokratë, duke përsëritur të pavërtetat për zgjedhjet e vitit 2020 dhe duke e mbushur me shaka fjalimin e tij, që shkaktoi të qeshurat e një audience entuziaste.

Ai foli gjithashtu për të shtënat, duke treguar se si e kishte kthyer kokën për të parë një tabelë mbi kalimet e paligjshme në kufirin jugor të vendit të shfaqura në një ekran gjigant, duke shmangur kësisoj plumbin që goditi veshin e tij.

“Ia kam borxh jetën time emigracionit”, tha ai.

Trumpi distancohet nga Projekti 2025

Gjatë tubimit, zoti Trump iu kundërvu përpjekjeve për ta cilësuar atë si një kërcënim për demokracinë dhe një ekstremist, ndonëse është zotuar për dëbime masive dhe është kërcënuar me ndëshkimin e rivalëve të tij politikë.

Ai gjithashtu u përpoq përsëri të distancohej nga Projekti 2025 i Fondacionit Heritage, një plan politikash për një mandat të dytë të zotit Trump, që u hartua nga një mori ish zyrtarësh të administratës.

Zoti Trump e kritikoi projektin, i cili është shndërruar në një element qendror të fushatës së presidentit Biden, si “ashpërsisht të djathtë” dhe “seriozisht i skajshëm”, ashtu sikurse “e majta radikale”.

“Unë nuk di asgjë për të“, këmbënguli ai.

Zëri i Amerikës

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 4 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”
Para 7 orësh

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”
Para 7 orësh

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 8 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Më të lexuarat

1 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 15 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

2 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 19 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 8 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 4 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.